Pal Sokoli

Prof. PAL SOKOLI -Lindur në qershor të vitit 1959, në Radoniq, Gjakovë. Shkollimin fillor e ka kryer në Shkollën "Vëllzërimi" Radoniq dhe në Cermjan. Në vazhdim mbaroi Gjimnazin e Shkencave Natyrorore në Gjakovë. Më 1985, diplomon në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filozofik në degën Filozofi - Sociologji. Poezi shkruan që nga rinia e hershme dhe boton në periodikun letrar qe nga vitët tetëdhjeta, në revista të ndryshme të asaj kohe siq janë; Revista studentore "Bota e re", pastaj "Zëri i rinisë", "Etja", Fjala", Rrezja" si dhe disa cikle me poezi në revistën letrare, "Shtigje" të vitit 1983/ 84/ dhe /86 të Klubit letrarë, "Gjon Nikollë Kazazi" të Gjakovës. Pal Sokoli ka qenë edhe aktivist politik në opozitë qe nga vitet 80-ta, ka shpërndarë literaturë të ndaluar nëpër shkolla dhe universitete në bashkëpunim me disa grupe ilegale, ka shkruar parulla të ndryshme antiqeveritare serbo-Jugosllave me pseudonime të ndryshme si psh. "Alberti", "Lumi", "H. Hoxha" ,etj. si edhe ka shpërndarë së bashku me Sanie Idrizin, Xhenc Bezhin, Ismail Dinën e Shevqet Gashin pothuaj te gjithë numrat e "Zëri i Kosovës" dhe literaturë tjetër të ndaluar nëpër njerëz të besueshëm, student, nxënës dhe punonjës të ndryshëm. Pas legalizimit të LDK-së, ka udhëhequr nëndegën e LDK-së në Brekoc KK. Gjakovë. Më veprimtarinë e vet ra në sy të UDB-së me ç´rast u keqtrajtua tri vite rresht, disa herë, u bastis dhe ju dogj shtëpia në vitin 1991, po ashtu nga agjent të UDB-së. Në nëntor të vitit 1993 burgoset më grupin prej tetë intelektualësh, grup i ashtuquajtur "Grupi i priftit" së bashku me priftin françeskan të Kishës françeskane në Gjakovë z. Patër Ambroz Ukaj dhe kushëririn Prof. Gjergj Sokoli (tani dëshmor i Kosovës), Dr. Tomë Komani, Prof. Gjon Komani, mësuesin, Luz Berisha, aktivistin- Hazyr Prushi, Grupi i burgosur në nentor të vitit 1993 pak kohë para daljës në gjykim me intervenimin e Papës Gjon Pali i II ju pezullohet aktpadia me të vetmin qëllim qe pas intervenimit të Papës të lironin nga aktakuza vetëm Patër Ambroz Ukajn. Patër Ambrozi edhe pas intervenimit të Papa Gjon Palit të dytë nuk ka pranuar të lirohet pa u liruar i gjithë grupi. Kështu qe pastaj ju pezullojnë të gjithë grupit aktpadinë dhe i lirojnë, Vetëm një orë pas lirimit të grupit Pali në të njëjten ditë kërkohet nga policia për ta burgosur serish. Pali dëtyrohet të arratiset në Shqipëri me ndihmën e z. Zef Ndrejaj ( i biri i Legjëndës se UÇK-së Mark Avdyli Ndrejaj) i cili mori përsipër dorëzimin e tij në Shkodër. Pal Sokoli qëndroi gashtë muaj nëpër disa qytete të Shqipërisë, ku takoj udhëheqës të ndryshëm politik të asaj kohe në Tiranë, derisa në qershor të 1994 shkoj në Gjemani ku jeton edhe sot. Që nga viti 1998 kur fillon pushka e parë është i depolitizuar dhe merret vetëm me shkrime. Poezi dhe shkrime të ndryshme ju grabiten në dorëshkrim disa herë gjatë bastisjes dhe burgosjes nga policia serbe ne vitin 1991/ 92/ dhe /93 dhe nuk ju kthyen kurrë. Prej vitit 1994 jeton dhe krijon në Gjermani. Ka të botuar: 1. Përmbledhja poetike; "Kambanë e pëlcitur dhembja" poezi qe është libri i tij i parë të cilin e ka promovuar me 06.05.06 në Gjermani. 2. Është bashkautor i Antologjisë me titull; " Asht e gjak arbërie " se bashku me Shkrimtarin dhe Luftëtarin për Liri z. Martin Çuni, botuar dhe promovuar në Hanover-Gjermani maj 2007. 3. Në shtator të vitit 2008 boton përmbledhjen me poezi; " Unazë Gjaku " ( botoi Klubi letrar Gjon Nikoll Kazazi Gjakovë). 4. Në vitin 2010 boton "Gjaku i Dashurisë" në dy gjuhë (rumune dhe gjermane) në Bukuresht. 5. Në vitin 2021 ka botuar në gjuhën gjermane përmbledhjen poetike me titull: " Geschundene Seele" . Në vitin 2022 ka botuar Monografinë; " Zef Sokoli (Sherbestari i Shqipërisë etnike)" Libër biografik i njërit ndër pjestarët e fundit të Ballit Kombëtar të migruar në Brazil që njëkohësisht është axha i autorit..

Ka shkruar recensione të disa librave me poezi dhe prozë dhe disa shkrime nga lëmi i Sociologjisë dhe e Filozofisë. Ka dorëshkrime edhe përmbledhje tjera ne prozë dhe poezi. Disa nga poezitë e Pal Sokolit janë të përkthyera dhe të botuara në disa Revista në gjuhën italiane, në gjuhën gjermane dhe atë turke. Është anëtar i disa redaksive kulturore-informative virtuale dhe i Revistes, " Muza Shqiptare" Organ i Lidhjes se Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani(LSHAKSH). Pal Sokoli në luftën e fundit në prill të 1999 në Gjakovë, ka humbur 6 anëtarë të familjës prej moshës 17-44 vjeçare e ata janë: Vëllai; Filip Sokoli (pjesëmarrës aktiv në Luftën e fundit në Kosovë - UÇK-së), Motra; Pashke Sokoli, Kusheriri; Profesor Gjergj Sokoli (Hero i Kosovës, ushtar dhe udhëheqës i UÇK-së), Vëllai; Simon Sokoli përkrahës dhe aktivist i Luftës se fundit, Vëllain; Kristë Sokoli, mbeshtetës dhe furnizues i UÇK-së derisa rrezikoj edhe jetën si dhe Nipi; Kastriot Pashk Sokoli në moshën 17 vjeçare. Kufomat e tyre u gjeten ne Varrezat masive të Batajnicës ne Beograd. Familja e Pal Sokolit kishte 4 pjestarë të sajë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ( Filip Sokoli, Gjergj Sokoli, Viktor Sokoli dhe Kujtim Sokoli) prej të cilëve jeton vetëm Kujtimi.

Faqe private të Pal Sokolit ne internet janë: www.guri.cabanova.de, ose www.pal-sokoli.npage.de . palsokoli.de.to



Developed by StudentB